10 vjeçari rrëshqet në oborrin e shkollës, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Shqipëria

10 vjeçari rrëshqet në oborrin e shkollës, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:32
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur këtë të martë në Bulqizë. F. Baloshi nga Fushë Bulqiza, ka qenë duke luajtur me shokët kur është rrëzuar.

Menjëherë është dërguar në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë dhe është dërguar në spitalin e traumës me helikopter. 10 vjeçari është nisur në gjendje kome me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i plotë i policisë

Bulqizë, po luante tek shkolla, rrëshqet në akull, niset me helikopter për Tiranë

Një fëmijë 10 vjeçar nga Fushë-Bulqiza u dërgua me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat