Bushati kundër Ramës: Biseda e Komisioneres me opozitën, të merret me më sportivitet

Shqipëria

Bushati kundër Ramës: Biseda e Komisioneres me opozitën, të merret me më sportivitet

Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:24
Edi Rama, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ ka folur për përplasjen e sotme mes Bashës e Ramës.

Ky i fundit reagoi i nervozuar për pjesëmarrjen e Komisioneres Mariya Gabriel në një bashkëbisedim me kreun e PD-së Lulzim Basha, në lidhje me arsimin.

Sipas Bushatit, kjo ngjarje nuk është e keqe dhe dhe duhet marrë me më shumë sportivitet nga Rama.

‘Kjo është një ngjarje, por në analizë të fundit mendoj se KE është partneri kryesor në politikat zhvillimore të Shqipërisë.

Në rrugën e modernizimit të vendit dhe në kuadër çdo këshillë që vjen, duhet të shihet si investim i taksapaguesve europianë për ne.  Nëse Komisionerët do të përfshiheshin në fushatë për një person, apo ekip, atëherë duhet të shqetësohemi.

KE ka një pozicion më të rëndësishëm se europarlamentarët, sepse ka një politikë më të gjerë. Maria Gabriel për të cilën flasim është më e angazhuar dhe është marrë vetë me procesin e digjitalizimit dhe çdo ide që ajo mund të japë për një program politik, duhet ta marrim me më shumë sportivitet.

Për hirë të vërtetës unë nuk pashë ndonjë politizim’, tha Ditmir Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat