Plagoset një 30-vjeçar në minierën e Bulqizës.
Një 30 vjeçar është plagosur në minierën e Bulqizës.
Mësohet se i plagosuri ka marrë ndihmën e shpejtë në Bulqizë dhe po transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes.