Ministrja Kushi me Parlamentin e Nxënësve: Takim energjik rreth ecurisë së mësimit online

Shqipëria

Ministrja Kushi me Parlamentin e Nxënësve: Takim energjik rreth ecurisë së mësimit online

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:14
Foto nga takimi

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi zhvilloi një takim me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve për të diskutuar për të diskutuar për një sërë çështjesh në dobi të nxënësve.

Në publikimin e saj Ministrja Kushi shprehet se gjatë takimit u diskutua për ecurinë e mësimit online, përgatitjet për provimet e maturës, si dhe sfida të tjera me të cilat po përballemi çdo ditë në shkolla.

Ndërkohë, ajo i cilëson gjithmonë të veçanta këto takime pune me Parlamentin e Nxënësve:

“Gjithmonë kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësues nga Parlamenti i Nxënësve. Këto takime pune janë jo vetëm shumë të bukura nga energjia, angazhimi dhe dashuria që këta nxënës kanë për arsimin, por edhe shumë të vlefshme sepse na sjellin gjithmonë këshilla të vyera për punën tonë” – nënvizon ministrja në statusin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat