Basha uron Mitsotakis për festën e Pavarësisë së Greqisë

Shqipëria

Basha uron Mitsotakis për festën e Pavarësisë së Greqisë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:53
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, me rastin e 200-vjetorit të Pavarësisë së Greqisë.

Me anë të një reagimi në Twitter, Basha shkruan se mbetet tërësisht i angazhuar në forcimin e mëtejshëm mes shtetit shqiptar dhe atij helen

Postimi i Bashës:

Urimet më të pёrzemёrta për popullin dhe autoritetet greke Mitsotakis për 200 vjetorin e Revolucionit Grek! Gezuar Ditёn e pavarёsisё! Mbetem i angazhuar nё forcimin e mёtejshёm tё bashkëpunimit dhe miqësisë sё  gjatё midis vendeve dhe njerëzve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat