Shembet rruga me kalldrëm në lagjen Palorto në Gjirokastër, përmbyset makina e tonazhit të rëndë

Shqipëria

Shembet rruga me kalldrëm në lagjen Palorto në Gjirokastër, përmbyset makina e tonazhit të rëndë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Një rrugë me kalldrëm është shembur në lagjen Palorto të Gjirokastrës.

Bazamenti anësor i rrugës së kalldremtë ka rënë në një gjatësi 3 metra duke shkaktuar dëmtime dhe rrëzimin e një automjeti.

Nga rrëzimi i makinës nuk ka pasur viktima, por vetëm një të lënduar lehtë.

Shkak i shembjes së rrugës ka qenë pesha e rëndë, pasi automjeti është këmbyer me një makinë të tonazhit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat