“Bizneset e Shkodrës drejt falimentimit”, tregtari: Do t’i vë çelësin dyqanit

Shqipëria

“Bizneset e Shkodrës drejt falimentimit”, tregtari: Do t’i vë çelësin dyqanit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Drejtuesi politik i PD për qarkun Shkodren, Helidon Bushati ka vijuar takimet me bizneset në kryeqendrën e veriut.

Taksat e larta dhe konkurenca e pa ndershme jane një nga polematikat kryesore, të cilat qytetarët shprehën tek drejtuesi politik Bushati.

Gjatë këtij takimi qytetarët evidentuan faktin se ndihen të harruar, por edhe të pa mbështetur nga qeveria prej 8 vitesh.

Biznesmenët shprehen se janë në prag të falimentimit, fuqia blerëse ka rënë në mënyrë drastike, ndërsa taksat për biznesit janë rritur edhe më shumë.

Helidon Bushati, shpalosi programin e PD që sikunder u shpreh në bazë ka taksa të ulta. Bushati tha se biznesi i vogël do të ketë vetëm 1 taksë, 0.5 përqind te xhiros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat