Kolegët e Arjan Salës rrëfejnë si hyri i vetëm te vatra e zjarrit: I mori bombulën nga dora një punëtori

Shqipëria

Kolegët e Arjan Salës rrëfejnë si hyri i vetëm te vatra e zjarrit: I mori bombulën nga dora një punëtori

Më: 27 mars 2021 Në ora: 16:57
Kolegët e Arjan Salës

Dy kolegët e 33 vjeçarit Armand Abazaj dhe Gentjan Goga kanë treguar bisedën e fundit me Arjan Salën në momentin e rënies së zjarrit në magazinën e “Casa Italia”.

Ata rrëfyen momentin kritik ku 33 vjeçari me një bombol u drejtua drejt vatrës së zjarrit duke iu thënë kolegëve dhe të pranishmëve që të dalin menjëherë.

“Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse unë nuk arrita dot kurrë t’i jap ndihmë. Nuk di çfarë të them…. Ai, ne na tha të dalim jashtë. Ne, punëtorëve, kush ishte aty. Ishim diku 5-6 veta, nuk e kam fiksuar se ishte tmerr i vërtetë”., u shpreh Armand Abazaj.

Ndërsa kolegu tjetër Gentjan Goga tregoi se Arjani në momentin e rënies së zjarrit i ka marrë bombulën nga dora një personi, ndërsa ka shtuar se nuk ishin njoftuar për zjarrin në magazinë.

 “Ia ka marrë bombolën nga dora një personi që ishte aty se ishin para nesh dhe nuk na kishin njoftuar. Ne shkuam pak sekonda pas tij. Në atë moment, ai hyn në magazinë, dalin persona të tjera që ishin aty. Ne, në moment paniku drejtohemi të marrim bombolat. Aty u bë shumë shpejt, maksimumi 1 minutë, 1 minutë e gjysmë”, tregoi Gentjan Goga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat