Mungesa në mitingun e PD, Kryemadhi: Ishte aktivitet simbolik, fushatat tona janë të ndara

Shqipëria

Mungesa në mitingun e PD, Kryemadhi: Ishte aktivitet simbolik, fushatat tona janë të ndara

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:57
Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi

Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme në një intervistë të dhënë për ABC ka komentuar mungesën e saj në hapjen e fushatës elektorale të PD-së.

Kryemadhi në intervistë, ka deklaruar se agjendat e tyre përsa i përket fushatës janë të ndara, ndërsa bashkëpunimi është i njëjtë.

Ajo ndër të tjera ka theksuar se nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të PD-së, pasi ajo ishte thjesht diçka simbolike për prezantimin e kandidatëve për deputet të kësaj forcë partie.

“Dua të theksoj që mitingu sepse e pata dhe një debat me disa gazetarë të tjerë ai ishte mitingu i prezantimit të kandidatëve të PD dhe të aleancës së tyre ndërkohë që ka akoma dhe 29 ditë që na ndajnë, do të vazhdojmë akoma secili në agjendat tona politike individuale, por ndërkohë që njerëzit në terren qoftë të LSI, PD apo AN janë në kontakt me njëri tjetrin.

Unë mendoj që ajo ishte një aktivitet simbolik i PD sepse gjëja kryesore që është sot është që fushata e opozitës ka nisur që në momentin që ne kemi djegur mandatet.Nuk ka nisur në kohën që ne mund të jemi në aspektin po ta quajmë zyrtar siç ka qenë më para. Djegia e mandatave të LSI dhe gjithë opozitës ka qenë sipari i hapjes së fushatës elektorale të cilat kanë një datë tashmë, kanë 25 prillin që nuk është shumë lart është 29 ditë”, ka thënë Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat