Vasili: Rama, mashtrues ordiner, gjatë 8 viteve të tij ikën 600 mijë shqiptarë

Shqipëria

Vasili: Rama, mashtrues ordiner, gjatë 8 viteve të tij ikën 600 mijë shqiptarë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:05
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ishte i ftuari i gazetares Siklajda Shora në Ora News ku komentoi aktualitetin politik dhe jo vetëm në vend.

Duke u ndalur te çelja e fushatës nga Partia Socaliste, Vasili u shpreh se nuk e ka ndjekur pasi sipas tij, ishte thjesht një humbje kohe.

“Nuk kam parë ndonjë lajm të ri me hapjen e fushatës. Nuk pata kohë as ta ndjek sepse besoj se ishte një humbje kohe, ndërkohë kishim detyrim dhe kemi detyrim që të punojmë shumë e pa u lodhur për të folur me çdo qytetar dhe për të kuptuar se çfarë kohe e tmerrshme, e gjatë është humbur këto 8 vjet. Në ç’katastrofë kemi hyrë dhe në ç’prag katastrofe ndodhemi.

25 Prilli nuk do të jetë thjesht një fitore por do të jetë një fitore shumë e madhe pasi vendi ka bërë shumë hapa mbrapa. 600 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare të vetë qeverisë, kanë lënë vendin dhe kjo nuk është dramatike por tragjike“, tha nënkryetari i LSI.

Duke u ndalur te retorika e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës, Vasili e quajti kreun e mazhorancës një mashtrues ordiner.

“Kryeministri është thjesht një gënjeshtar, mashtrues ordiner. Unë s’kam kohë të humbas se besoj do kemi edhe tema të tjera. Nëse 8 vite më parë thoshte unë jam ai që marrë përsipër të përgjigjem personalisht, jo të tjerët. Thoshte do t’ju sjellim ujin në shtëpitë tuaja e tani pas 8 vjetësh thotë do ju sjell ujë 24 orë. Ishte njeriu që u tha do të hap negociatat për anëtarësim në BE, pas 8 vitesh jemi më larg se ç’kemi qenë. Me kushte të shtuara dhe me situatë politiko-ekonomike-sociale të rënduar. Ishim me një situatë stabël, morëm liberalizimin e vizave. Nuk ikën shqiptarët. Në 8 vitet e Edi Ramës kanë ikur 600 mijë shqiptarë. Mjaftojnë këto për ta ilustruar. Dhe e fundit për ta mbyllur, premtoi dhe ulëriti që shëndetësia do të ishte falas. E keni parë vetëm kohën e pandemisë, mijëra e mijëra qytetarë që kanë lënë qimet e kokës, janë futur në borxhe dhe shëndetësia falas nuk u duk gjëkundi“, u shpreh Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat