Vaksinimi masiv, angazhohen edhe infermierët e FA, ministri Peleshi: Gati të shtrihemi në qendrat e çdo qyteti

Shqipëria

Vaksinimi masiv, angazhohen edhe infermierët e FA, ministri Peleshi: Gati të shtrihemi në qendrat e çdo qyteti

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Bluzat e bardha të Forcave të Armatosura u janë bashkuar kolegëve të tyre të sistemit publik shëndetësor në vaksinimin masiv të popullsisë ndaj Covid-19.

Aktualisht mjekët dhe infermierët e FA janë angazhuar për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, në qendrën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Skënderbej”.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pa nga afër procesin e vaksinimit dhe punën e infermierëve që shërbejnë në uniform ushtarake.

Ministri Peleshi u shpreh i kënaqur që ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë dhe shprehu gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë jo vetëm në kryeqytet, por kudo ku ajo ka nevojë, në çdo cep të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat