Sulmoi zyrat e PS në Berat/ Procedohet autori, është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike

Shqipëria

Sulmoi zyrat e PS në Berat/ Procedohet autori, është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhunuesi i një prej zyrave të PS në Berat është identifikuar dhe proceduar penalisht për veprën penale të “shkatërrimit të pronës”.

Autori i ngjarjes është një 17-vjeçar i identifikuar me inicialet Z.M., i cili është djali i kryetares së Forumit të Gruas Demokratike në Berat, Këze Muska.

Ai është identifikuar pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth kësaj zyre elektorale.

Burime të brendshme nga PS e kanë cilësuar ngjarjes si “incident elektoral” dhe ngjarje të qëllimshme gjatë fushatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat