Rama tregon pse nuk ndërhyn policia në tubimet e Bashës, por harron mitingjet e të moshuarve për vaksinën

Shqipëria

Rama tregon pse nuk ndërhyn policia në tubimet e Bashës, por harron mitingjet e të moshuarve për vaksinën

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:31
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e përsëriti edhe sot Shkodër se PD po bën infektime masive me mitinget elektorale.

Por nga kryeqendra e veriut, Rama zgjodhi t’u kthejë përgjigje atyre që pyesin se pse nuk ndërhyn policia.

Sipas tij, policia nuk mund të futet në luftë me një me një tufë të papërgjegjshmit.

Por ndërsa Rama merret me mitingjet e PD-së, nuk ishte më e mirë situata sot në sheshin “Skëndërbej” ku janë ngritur dy çadrat për vaksinimin.

I vetmi ndryshim ishte se sheshi ishte plot me të moshuar, grupi më i rrezikuar nga virusi.

Rama: Ça tu thuash këtyre, për fat të mirë ja kemi dalë të hyjmë në procesin e vaksinimit masiv. Këto vazhdojnë si në 90 me makina me bori duke u mbledhur edhe dukë puthur në buzë COVID ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Kjo është e pabesueshme, infektim masiv.

Uroj që mos të përfundojnë në spital pas 3 javësh.  Llogaria që kanë bërë ato që i mbledhin është se thonë punë e madhe shumë se pas 3 javësh kanë mbaruar zgjedhjet. Nuk kanë kufij të njerëzores, janë bosh nuk duan që t’ja dinë fare.

Unë i kuptoj shumë mirë kur thonë njerëzit shteti duhet të veprojë, policia duhet të ndërhyjë. I kuptoj shumë mirë. Policia ka të drejtë, sepse ka të drejtë kur thonë nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq. Policia s’mund të futet në luftë me të papërgjegjshmit. Kanë dalë rrugëve e duan të marrin drejtimin e shtetit.

Të verbërit, i mbledhin dhe del gjoja Luli nga makina e bën aty një dasëm spontane, i mungon vetëm dajreja mbi makinë. Ka dalë kërkon nuse, dhe e kanë nxjerrë në fakt, e kanë nxjerrë, nusja është Shqipëria. Për plaçkë. Sië ka ndodhur Shqipëria. Luli është vetëm Gjinua i asaj përrallës. Se shkuesit e vërtetë janë Iliri, Saliu e Monika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat