Në ditën ndërkombëtare të autizmit, Grida Duma pranë familjeve në Kavajë

Shqipëria

Në ditën ndërkombëtare të autizmit, Grida Duma pranë familjeve në Kavajë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:11
Grida Duma

Kandidatja për deputete e PD, Grida Duma në ditën ndërkombëtare të autizmit ishte pranë familjeve pa asnjë shërbim në Kavajë.

Duke dëgjuar shqetësimin e prindërve, Grida Duma tha se qendrat publike të fëmijëve me aftësi ndryshe po zëvendësohen nga ato private. Ajo tha më tej se këta mendojnë se i kanë vënë shkelmin në fyt njerëzve dhe mendojnë që nga frika nuk kanë çfarë të bëjnë dhe do dorëzohen.

Prindërit rrëfyen se pas mbylljes së qendrës publike janë të detyruar t’i çojnë në privat ose të kujdesen vetë për ta. Mes tyre ishte dhe një vajze e re që kujdesej për vëllain. Historia e saj e ka prekur kandidaten e PD, e cila tha se nganjëherë gjërat e këqija na nxjerrin në pah se sa diamante ka poshtë duke përgëzuar vajzën e re për mbështetjen që i jepte vëllait dhe familjes.

“Dita e autizmit dhe apeli rrëqethës i një prindi… Jam pa fjalë pas takimit me nëna dhe familjarë të fëmijë autik. Me Mozën, mësova për ndërtimin e qendrës ditore ‘Ngjyrat e Jetës’ në vitin 2015. Gjithçka u financua nga donatorët zviceran dhe qendra kaloi në kompetenca të Bashkisë së Kavajës. Sot ajo qendër ka vetëm emrin, fëmijët janë larguar dhe trajtohen privatisht nga prindërit, motrat apo vëllezërit e tyre. 28 fëmijë që dikur frekuentonin këtë institucion, sot nuk kanë ndihmë të specializuar sepse Bashkia e Kavajës i ka lënë pa fonde dhe pa asnjë kusht këtë institucion.

Ju ftoj që të ndiqni rrëfimet rrëqethëse të familjarëve për fëmijët e tyre dhe apeloj fort që institucionet të reagojnë sa më shpejt për këtë rast të paprecedent!”, shkruan Grida Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat