Fushata elektorale, Rakipllari komenton risitë e Ramës dhe Bashës

Shqipëria

Fushata elektorale, Rakipllari komenton risitë e Ramës dhe Bashës

Më: 2 prill 2021 Në ora: 23:49
Robert Rakipllari

Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar fushatën mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Rakipllari tha se risia e Bashës është se nuk po e sulmon Ramën aspak, dhe ka zgjedhur një taktikë të propozimeve, të pozitivitetit.

Ndërsa për Ramën, gazetari tha se ka fushatën e të goditurit, sulmin ndaj kreut të opozitës.

“Nga ajo që po shohim nga fushatat, risi nga pikëpamja e komunikimit është fushata e Bashës, është një lloj befasie se Basha nuk po e sulmon Ramën. Ai po synon një fushatë normale, të dali një lider normal. Ndërkohë që prisnim ne që lideri i opozitës të sulmonte kreun e qeverisë, ai ka zgjedhur një taktikë të propozimeve, të pozitivitetit. Ndërkohë, Rama ka fushatën e të goditurit, sulmin ndaj kreut të opozitës. Konkretisht duke e quajtur atë si ‘Gjinoja që është në dorën e Saliut’. E vështirë të thuhet kush fiton se Rama nuk ka rrugë tjetër, është i detyruar të thotë unë jam më i mirë se ata që vijnë. Ai sulmon ato që mendon se janë pikat më të dobëta të kundërshtarit. Nga sondazhet del që janë diku te 20% ose më tepër, janë persona të pavendosur. Është e vështirë të përcaktohet nga shkon kjo ana, por pse këta janë të pavendosur? Janë në presion, janë në vende pune, janë në administratë? Nëse këta do shkojnë të votojnë, përgjithësisht janë të prirur të votojnë për opozitën dhe fiton opozita,”- tha Robert Rakipllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat