KAS rrëzoi emrat nga fleta e votimit, Gazment Bardhi: PS ka turp nga emrat e saj në listë

Shqipëria

KAS rrëzoi emrat nga fleta e votimit, Gazment Bardhi: PS ka turp nga emrat e saj në listë

Më: 3 prill 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustruese

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qytetin e Elbasanit, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për të marrë në konsideratë ankesën e socialistëve, të cilët kërkuan heqjen e emrave nga fleta e votimit duke përdorur vetëm numrat.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PS ka turp nga emrat e saj në listën e kandidatëve përndaj edhe kërkon t’i fshehë.

“Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve.

Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”, shkruan Bardhi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat