Helidon Bushati: Duan të zëvendësojnë pushtetarët e korrupsionit me numra, koha e kësaj qeverie ka mbaruar

Shqipëria

Helidon Bushati: Duan të zëvendësojnë pushtetarët e korrupsionit me numra, koha e kësaj qeverie ka mbaruar

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:00
Helidon Bushati

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, përmes një postimi në “Facebook” shkruan se më 25 prill, pushtetarët do dërgohen në Bangladesh.

Helidon Bushati thekson se Rama kërkon që të zëvendësojë ilirbeqët e korrupsionit me numra, duke shtuar se koha e këtyre pushtetarëve ka mbaruar.

Postimi i Helidon Bushatit:

Po kërkojnë t’i fshihen përballjes me qytetarët, prandaj Partia Socialiste po kërkon të zevendësojë ilirbeqët e korrupsionit të listës së tyre me numra. Mendojnë se do t’i fshehen humbjes, por nuk do t’ia dalin. Koha e tyre ka mbaruar.

Me 25 Prill, i nisim në Bangladesh të hapin 300 mijë vende pune!

#VotoniPartinëDemokratike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat