Yuri Kim mesazh për zgjedhjet: Rregulla të drejta, në të kundërt humbet demokracia

Shqipëria

Yuri Kim mesazh për zgjedhjet: Rregulla të drejta, në të kundërt humbet demokracia

Më: 3 prill 2021 Në ora: 18:36
Yuri Kim

Ndërsa ende nuk është vendosur varianti përfundimtar i fletës së votimit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i tërheq vëmendjen zyrtarëve përgjegjës që të tregohen korrektë në organizmin e procesit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, diplomatja  amerikane kujton se:

“Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, brenda afateve të caktuara dhe transparente.”

Ambasadorja Kim nënvizon se ky standard duhet të bëhet fakt dhe jo vetëm perceptim, në të kundërt, humbet demokracia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat