Bushati: Rama po i fshihet përballjes, do të heqë nga fleta e votimit ilirbeqët për t’i zëvendësuar me numra

Shqipëria

Bushati: Rama po i fshihet përballjes, do të heqë nga fleta e votimit ilirbeqët për t’i zëvendësuar me numra

Më: 3 prill 2021 Në ora: 20:27
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër për PD-në, Helidon Bushati përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama po mundohet që t’i fshihet përballjes me qytetarët.

Sipas tij, prandaj po tentohet që të zëvendësohen emrat e kandidatëve në fletën e votimit me numra.

Bushati: Po kërkojnë t’i fshihen përballjes me qytetarët, prandaj Partia Socialiste po kërkon të zëvendësojë ilirbeqet e korrupsionit të listës së tyre me numra.

Mendojnë se do t’i fshihen humbjes, por nuk do t’ia dalin. Koha e tyre ka mbaruar. Me 25 Prill, i nisim në Bangladesh të hapin 300 mijë vende pune!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat