Besimtarët luten për kthimin e jetës në normalitet, së bashku me Pashkët, George Frendo feston 75-vjetorin

Shqipëria

Besimtarët luten për kthimin e jetës në normalitet, së bashku me Pashkët, George Frendo feston 75-vjetorin

Më: 4 prill 2021 Në ora: 15:19
Në Kishën katolike të gjithë ishin me maska

Për të dytin vit, besimtarët katolikë kanë festuar pashkët nën rregullat e pandemisë.

Në Kishën katolike të gjithë ishin me maska. Disa zgjodhën të mos qëndronin në meshë, si zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila beson se Pashkët e radhës nuk do të diktohen nga koronavirusi.

“Festa e Pashkëve është festa e ringjalljes, shpresa. Ju uroj të gjithëve Gëzuar Pashkët, mbarësi dhe shëndet.Besoj që po sepse edhe historia e njerëzimit tregon se është gjithmonë e mira që triumfon”.

Besimtarët katolikë luten këtë vit për shëndet dhe për kthim në normalitet.

“Të zhduket kjo pandemi dhe të jetojmë të gjithë të lirë si kemi qenë, të jemi të gjithë të lumtur bashkë me mërgimtarët që i kemi jashtë.”

Mesha e mbajtur nga imzot George Frendo zgjati rreth një orë ku në qendër të lutjeve ishte mesazhi për jetën.

Në meshë nuk janë të zakonshme duartrokitjet, por këto pashkë, besimtarët uruan përmes tyre 75-vjetorin e George Frendos.

Pas kësaj besimtarët u larguan për tu mbledhur në drekën familjare festive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat