Mbi 3 milionë fletë votimi brenda afatit? Kolegji i dha fund edhe shqetësimit të kompanisë

Shqipëria

Mbi 3 milionë fletë votimi brenda afatit? Kolegji i dha fund edhe shqetësimit të kompanisë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 21:30
Foto ilustruese

Me miratimin e formatit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit, që do të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve është mbyllur edhe debati për printimin e mbi 3 milionë copëve brenda afatit.

Përplasja e palëve ditët e fundit për modelin e fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill shqetësoi edhe kompaninë që ka fituar tenderin për prodhimin e tyre.

Kompania sllovakia “CETIS” i dërgoi një letër KQZ-së, ku i shprehte vështirësitë që ajo do të kishte për të printuar mbi 3 milionë fletë votimi, nëse ato do të ishin në përmasa të mëdha, sic ishte parashikuar në formatin nëse do të shkruheshin të gjithë emrat e kandidatëve.

Kompania tha se nëse prodhimi nis në 12 prill, sic është parashikuar, do të ishte e vështirë që kjo fletë e madhe të prodhohej deri në 22 prill.

Përfaqësuesi i KQZ, Blendi Kodra u shpreh sot në Kolegjin Zgjedhor se “letra specifike e votimit është e veçantë. Kompania na thotë se parapërgatitjet, pra sigurimi i letrës, ka qenë për A3. Kompania thotë se përmasat e tejkalimit do ti vendoste në vështirësi tmerrësisht serioze”.

Por Kolegji Zgjedhor vendosi që shqiptarët të votojnë në një fletë me numra dhe jo me emra duke mbyllur edhe debatin për printimin brenda afatit nga kompania. Tashmë KQZ do t’i dërgojë kompanisë sllovake fletën për prodhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat