Pamjet e aksidentit në aksin Gjirokastër-Kakavijë, dy të rinjtë dalin të tronditur

Shqipëria

Pamjet e aksidentit në aksin Gjirokastër-Kakavijë, dy të rinjtë dalin të tronditur

Më: 5 prill 2021 Në ora: 19:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket një automjet që tenton të hyjë në rrugë, ndërkohë që një mjet tjetër ishte në korsinë e shpejtësisë.

Dy mjetet përplasen dhe e dyta gati batohet, por kthehet kryq në rrugë, mbi trafikndarëse. Makina tjetër, shkaktare e aksidentit ikën pa ndaluar, ndërsa nga mjeti tjetër dalin dy të rinj të tronditur.

Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale si dhe bllokim të trafikut për disa minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat