Manastirliu: Sot u vaksinuan 13.826 qytetarë, në total mbi 200 mijë

Shqipëria

Manastirliu: Sot u vaksinuan 13.826 qytetarë, në total mbi 200 mijë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 21:53
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se janë kryer 13.826 vaksinime vetëm gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, që prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer 206.708 vaksinime.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 264 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

Nëntë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç, duke e çuar në 2274 humbjen e jetëve që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat