Nis vaksinimi anti-Covid për farmacistët në Vlorë: Duhet të ishim vaksinuar më herët

Shqipëria

Nis vaksinimi anti-Covid për farmacistët në Vlorë: Duhet të ishim vaksinuar më herët

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:08
Foto ilustruese

Këtë të mërkurë në Vlorë ka nisur vaksinimi për farmacistët.

Vetë farmacistët janë shprehur se duhet të ishin vaksinuar më herët sepse rreziku për tu infektuar ishte i lartë për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

 “Deri më sot nuk na ka llogaritur njëri dhe ne jemi më të rrezikuarit.

Për ne nuk u kujtua njeri. Vetëm tani na erdhi kontakti për tu vaksinuar”, ka thënë një farmaciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat