Situata në Rinas, Ahmetaj: U cenua siguria kombëtare, institucionet të merren me ta

Shqipëria

Situata në Rinas, Ahmetaj: U cenua siguria kombëtare, institucionet të merren me ta

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:32
Arben Ahmetaj

Mnistri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj fillimisht komentoi situatën e krijuar në Rinas, ku punonjësit e “AlbControl” pezulluan punën dhe kjo bëri që të bllokohen fluturimet.

Ai tha se këta persona kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe duhet të japin llogari para institucioneve përkatëse.

“Institicionet përgjegjegjëse të merren me ato, sepse kanë cenuar sigurinë Kombëtare. Sot ata njerëz kanë cenuar sigurinë kombëtare. Nëse janë për paafatësi për të punuar, cila është arsyeja? Unë kam punë me njërëzit që presin vaksinat, unë kam punë me njerëzit që presin rindërtimin”, tha ai.

Kandidati i PS-së për deputet në qarkun e Tiranës tha se kontrollorët e “AlbControl” duhet të sillen si qytetarët e tjerë.

“Janë njërëz si gjithë të tjerët, të sillen si gjithë të tjerët. Pse, vetëm ata kanë borxhe?  Po qyetarët që punojnë në fasonë, punojnë në uzina mekanike, manifakturë, nuk kanë këta? Këta 20-30 qenkan elitarë dhe këtë të tjerët sipas tyre… çfarë janë këta..nuk kam punë me ta? Të lutem mos më bëni pyetje për një grup që kanë fyer etikën shtetërore dhe kanë cenuar sigurinë komëbtare”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat