Denar Biba: Votuesit e LSI-së shkojnë te PD, sepse LSI nuk mund të prodhojë kryeministër

Shqipëria

Denar Biba: Votuesit e LSI-së shkojnë te PD, sepse LSI nuk mund të prodhojë kryeministër

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:18
Denar Biba

Sipas sontazhit të katërt të Barometrit Politik, kurba e përqindjeve për pëlqyeshmërinë e qytetarëve në raport me tre liderët kryesorë të vendit ka pasur luhatje, ku z. Basha ka ardhur me një ngritje të konsiderueshme, ndërsa e kundërta ka ndodhur për znj. Kryemadhi.

Në lidhje me këtë ish kryetari i KQZ-së, Denar Biba, tha se ngritja e z. Basha dhe rënia e znj. Kryemadhi kanë lidhje të ngushtë me njëra tjetrën, për arsye se qytetarët nuk e shohin LSI-në si një parti që mund të prodhojë kryeministrin e radhës.

“Për sa i përket diferencës duhet ta lidh me kurbën e LSI-së që ka një rënie gati 5.2% e ngjashme me 4.4% të ngritjes së PDsë”, u shpreh z. Biba.

Rritjen e z. Basha, ish kryetari i KQZ-së e cilësoi natyrore meqenëse ka ardhur nga fushata dhe fushata e opozitës ka nisur më vonësë në raport me atë të mazhorancës.

Rënien e LSI-së në kurbën e sondazhit, z. Biba e lidhi me shpalljen e listave të kandidatëve.

“Bëhet fjalë për momentin kur janë shpallur listat dhe është unifikuar mendimi i votuesve të opozitës që nuk e shohin më LSI-në si partinë që do të prodhojë kryeministrin dhe shkojnë te PD-ja”, u shpreh Denar Biba.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat