Durrësi arrin në 14 mijë të vaksinuar, javën tjetër nis për fashën mbi 60 vjeç

Shqipëria

Durrësi arrin në 14 mijë të vaksinuar, javën tjetër nis për fashën mbi 60 vjeç

Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:26
Durrësi arrin në 14 mijë të vaksinuar, javën tjetër nis për fashën mbi 60 vjeç

Në Durrës është arritur shifra e 14 mijë vaksinime në total, duke përfshirë të moshuarit dhe kategori të tjera moshash e profesionesh. Deputetja Klodiana Spahiu ka inspektuar procesin e vaksinimit që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Në qendër të qytetit është ndërtuar një tendë enkas për këtë proces, në të cilën funksionojnë 6 vende vaksinimi. Spahiu ka pyetur personat që kanë kryer vaksinimin nëse kanë patur ose jo shqetësime pas bërjes së vaksinës, duke i garantuar ata se nëse ndodh që të kenë shqetësime, ato janë vetëm të përkohshme dhe pa probleme për shendetin e tyre.

Duke folur më pas për ecurinë e procesit të deritanishëm, Klodian Spahiu tha se: “ne të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është ky proces dhe më vjen mirë që Durrësi deri tani ka arritur në 14 mijë persona të vaksinuar.

Ky është një proces jetik për gjithë vendin dhe ekonominë tonë, pasi vetëm me rritjen e personave të vaksinuar ne do të jemi më të qetë dhe masat shtrënguese do të lirohen duke garantuar një sezon turistik më të lirë dhe më të suksesshëm. Ne kemi një objektiv që brenda muajit maj të arrijmë shifrën 500 mijë vaksinime në gjithë vendin dhe besojmë se do arrihet kjo shifër, opasi deri tani janë vaksinuar 250 mijë persona”. Spahiu iu bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit sapo të njoftohen nga mjeku i familjes. Javën e ardhshme pritet që të nisë vaksinimi i personave me moshë 60 vjec e lart. Deri tani, përvec stafit mjekësor që u vaksinua i pari,  janë vaksinuar të moshuarit me moshë 70+ si dhe arsimtarët, pedagogët dhe punonjësit e policisë bashkë me stomatologët dhe stafet ndihmëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat