Luan Baçi takim me fermerë në Fier: Votoni kundër PS, me kryeministër Bashën situata do të ndryshojë

Shqipëria

Luan Baçi takim me fermerë në Fier: Votoni kundër PS, me kryeministër Bashën situata do të ndryshojë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 21:14
Luan Baçi

Kandidati i PD në Fier, Luan Baçi ka vizituar fshatin Muçat të Fierit për të folur për shqetësimet dhe problematikat që hasnin banorët dh fermerët në Veçanti.

Banorët i shprehën kandidatit të PD, Luan Baçi zhgënjimin nga qeverisja. Ata nuk kanë as subvencione, as investime në infrastrukturë, as ndriçim në qendër të fshatit, çfarë u duk edhe në takimet e mbrëmjes së kandidatit Baçi.

“Këtu vetëm unë kam Nipt fermeri, aplikova po do t’i marr dot ato lekë?- u shpreh mnjë fermer, i cilin tha se me disa shishe qumësht që shesin në ditë, nuk dinë çfarë të bëjnë më parë. Luan Baçi tha se vita për PD zgjidh problemin e financimit të fermerëve dhe shpërblen punën.

“100 milionë euro subvencione në vit para në dorë në bazë të prodhimit plus 50 milion për infrastrukturën bujqësore që ju të keni rrugë për të shkuar tek parcela dhe kanale kulluese. Ju jepni taksa gjelbërimi, pastrimi, ndriçimi, në fakt ndriçim nuk shoh këtu. Jeni pjesë e bashkisë dhe bashkia duhet të interesohet për ju ashtu si për qëndren e qytetit”- tha Laun Baçi.

“Ne paguajmë tamam sic paguan qyteti, të gjitha,”-tha një i moshuar, ndërsa një i ri vuri në dukje se punon kamarier, pavarësisht se është i diplomuar.

“ Ndryshoni në 25 prill, njoftoni të gjithë të dalin në votime, të majtë e të djathtë edhe ata që kanë votuar PS siç jeni disa nga ju këtu që më thatë pak më parë, votoni kundër PS të ikin nga pushteti dhe të jeni të sigurtë do të ndryshojë situata. Do ndryshojë me PD dhe kryeministër Lulzim Bashën, të jeni të bindur për këtë dhe do të vijmë përsëri këtu për të parë ndryshimin”- tha Luan Baçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat