Kishte kultivuar 625 bimë narkotike në serë, vihet në pranga 40-vjeçari

Shqipëria

Kishte kultivuar 625 bimë narkotike në serë, vihet në pranga 40-vjeçari

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë  Afrim Abdija., banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Kosmaç. Abdija kishte kultivua në serë mes domateve e prodhimeve të tjera 625 bimë narkotike.

Policia gjeti të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat