Denoncimi në SPAK i keqtrajtimit të kafshëve/ Kalaja: Skema po bëhet nën diktimin dhe mbrojtjen e Erion Veliaj!

Shqipëria

Denoncimi në SPAK i keqtrajtimit të kafshëve/ Kalaja: Skema po bëhet nën diktimin dhe mbrojtjen e Erion Veliaj!

Më: 11 prill 2021 Në ora: 22:51
Adriana Kalaja

Avokatja Adriana Kalaja  e ftuar në studion e emisionin “Why Not” në RTV Ora tregon se e gjithë skema për keqtrajtimin e kafshëve dhe veçanërisht qenve bëhet nën mbrojtjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Aktivisti: “Kur shikon një rast, x person që tërheq zvarrë një qen me makinë shkojnë e arrestojnë direkt, kurse këta që po vrasin mijëra qen si ka mundësi  që nuk lëvizin institucionet përkatëse që të bëjnë  veprime të mëtejshme?”

Kalaja: “Sepse janë zyrtarë të veshur me pushtet dhe ushtrojnë ndikimin e tyre të paligjshëm ndaj mënyrës se si duhet të ushtrohet drejtësia dhe jo më kot ne sot ju drejtuam SPAK-ut. Ne të gjithë kafshë-dashësit, duke qenë qytetarë të përgjegjshëm , duke qenë qytetarë që i paguajmë të gjitha taksat dhe detyrimet tona, ashtu besojmë se dhe ligji është i  barabartë për të gjithë. Të gjithë duhet ët përgjigjen përpara ligjit nëse e shkelin atë.

Ne jo më kot shkuam sot në SPAK sepse nëse ne do të akuzonim vetëm strukturat drejtuese të AMK-së apo të spitalit, ne ishim të detyruar të shkonim drejt Prokurorisë së Tiranës. Duke qenë se ne e konceptojmë se e gjithë kjo skemë bëhet nën ndikimin dhe nën mbrojtjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj ne mendojmë se ky është strumbullari kryesor, pa lënë pa përgjegjësi pjesën poshtë.

Është i gjithi një zinxhir i mirë-organizuar dhe për të gjitha veprat penale të kallëzuara nga ne , ne i kemi konsideruar krime kundër një qënie të pambrojtur, por çdo gjë është e kryer në bashkëpunim që rëndon pozitat e të gjithë të kallëzuarve nga ne.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat