Rama: Ato që vendet evropiane i kanë arritur me shekuj, ne do t’i arrijmë në këtë dekadë

Shqipëria

Rama: Ato që vendet evropiane i kanë arritur me shekuj, ne do t’i arrijmë në këtë dekadë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:52
Edi Rama

Nga Cërriku, kryeministri Rama është shprehur se e ka kthyer nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme.

Sipas Ramës, socialistët mund ta bëjnë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm garë personale, por shumë më tepër se kaq.

Rama: Mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjejë punë si ministër, s’më ka futur në politikë halli se s’dija të bëja punë të tjera, nuk ishte pasioni im i parë, po mua më ktheu nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme dhe se nëse shqiptarët arrijnë të rezistojnë kur ndjejnë lodhje, arrijnë të besojnë kur janë të mërzitur, të durojnë, kur ndjejnë kundërshti ajo majë jo vetëm është e arritshme, por ne mund dhe do ta arrijmë, Shqipëria mund dhe do të bëhet kampionë e krejt Ballkanin, në digjitalizimin, turizëm, agroturizëm, duhet punë e durim e kohë.

Ato që komentojnë nga Belgjika, Austria, nuk duhet ta harrojnë se atje nuk vidheshin dritat para disa vitesh, nuk ishin të bllokuara kanalet vaditëse, nuk vidhej uji, nuk ishin gjykatës e prokuror shitës të drejtësisë. Ato janë bërë me dekada, ne nuk kemi nevojë për shekuj, sot teknologjia, shpejtësia e lëvizjes është ndryshuar, ne na duhet vetëm kjo dekadë ku kemi hyrë dhe të mos kthehemi pasi dhe të pendohemi. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm personale, por shumë më tepër se kaq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat