Rakipllari: Meta shkon në Vlorë se atje janë përplasjet më të mëdha të krimit të organizuar

Shqipëria

Rakipllari: Meta shkon në Vlorë se atje janë përplasjet më të mëdha të krimit të organizuar

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:08
Robert Rakipllari

Gazetari Robert Rakipllari është shprehur mbrëmjen e sotme në Open se presidenti Ilir Meta shkon në Vlorë, sepse ai është një qytet që janë bërë përplasjet më të  mëdha të krimit të organizuar.

Sipas tij, vetë deputeti që kryeson në Vlorë, Gjiknuri është i përmendur në ‘Dosjen e Dibrës’ për çështjen e vjedhjes së votave.

“Presidenti shkon në Vlorë sepse Vlora është një vend që janë bërë përplasjet më të  mëdha të krimit të organizuar, deputetëve kryesisht të maxhorancës që janë të përfshirë.

Deputeti që kryeson në Vlorë, Gjiknuri është i përmendur në ‘Dosjen e Dibrës’ për çështjen e vjedhjes së votave”, tha Rakipllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat