Lulzim Basha urim për Ramazan: Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë

Shqipëria

Lulzim Basha urim për Ramazan: Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 22:41
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një urim për besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Basha shpreson që ky muaj të udheheqë të gjithë në rrugën e drejtë, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin shqiptar, me mundësi e gëzim për familje shqiptare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat