Skandali me vjedhjen e të dhënave personale, Shkullaku: Aksesin na e dha një person nga PS

Shqipëria

Skandali me vjedhjen e të dhënave personale, Shkullaku: Aksesin na e dha një person nga PS

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:21
Armand Shkullaku

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, të cilat qarkulluan dje në media, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Hetimi nisi pasi në media u publikuan të dhëna e e-Albania për qytetarët. Marrja e këtyre të dhënave sipas analistit Armand Shkullaku tregon se shteti ka rënë pasi janë thyer “muret” e arkivës së shtetit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se ky aksion ka nisur prej 6 muajsh dhe se janë mbi 200 persona të cilët punojnë për marrjen e këtyre të dhënave.

“Historia nuk daton në këto dy ditë dhe gjithë kjo që ka ndodhur nuk është aksion fushate, ne kemi 6 muaj që jemi sinjalizuar nga njerëz në PS të cilët kanë qenë të shqetësuar për faktin që nga serverat e PS dhe Bashkisë hyhej në arkivat e e-Albania. Janë mbi 200 e ca njerëz që merren me marrjen e të dhënave.

Ajo që ishte shokuese për ne ishte që nuk mundej askush të hynte në arkivat e shtetit për të marrë të dhëna personale. Kjo të çon në mendimin që depozitimi në e-Albania i të dhënave ka shërbyer për këtë gjë. Të gjitha këto të dhëna janë në duart e disa të rinjve që i përdorin në zgjedhjet e PS. Dikush e ka marrë riskun përsipër sepse ishte një skandal. Aty ka të dhëna të njerëzve që duhet të jenë konfidenciale. Vura re sot që disa media pro qeverisë po mundohen ta zvogëlojnë këtë sot. Marrja e të dhënave nga arkiva e shtetit tregon se shteti ka rënë. Edhe Facebook apo rrjete të tjera patën rrjedhje të dhënash, por u ngrit gjithë bota dhe u morën masa. Të dhënat janë numër telefoni, vendi i punës, numri i identifikimit dhe vendbanimi. Nëse dikush futet në të dhënat e një shteti dhe I merr ato atëherë quhet që shteti ka rënë”, tha Shkullaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat