Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Shqipëria

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e martë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:28
Foto ilustrim

Java do të nisë me mot të qendrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjtë brigjeve detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat