Ruçi uron besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit: Na shtoftë besimin, dashurinë, shpresën!

Shqipëria

Ruçi uron besimtarët myslimanë për muajin e bekuar të Ramazanit: Na shtoftë besimin, dashurinë, shpresën!

Më: 13 prill 2021 Në ora: 09:13
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Ruçi uron që ky muaj të na shtojë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt

“Sot besimtarët myslimanë nisin kremtimin e muajit të bukur e të bekuar të Ramazanit.

U uroj të gjithëve agjërim të lehtë dhe lumturi në familje. Edhe pse me vështirësitë dhe kufizimet që na ka imponuar pandemia, ky muaj na shtoftë besimin, dashurinë dhe shpresën se festimet për gëzimet e jetës do të kthehen shumë shpejt!”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat