“Të rrëzohet pragu kombëtar 1 %”, Debreshi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

Shqipëria

“Të rrëzohet pragu kombëtar 1 %”, Debreshi vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

Më: 13 prill 2021 Në ora: 13:49
Elton Debreshi

Kandidati i pavarur, Elton Debreshi dorëzon në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e pragut kombëtar, 1 % të sistemit zgjedhor proporcional rajonal.

“Ky prag diskriminon kandidatët e pavarur të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për tu zgjedhur deputet në një qark. Për nga detyrimi për të fituar së paku 1% të votive kombëtare kandidatët e pavarur trajtohen si të ishin parti politike. Por për nga të drejtat  ata kanë shumë më pak se të drejtat që kanë partitë duke u votuar brenda një qarku” tha Elton Debreshi.

Kërkesa u dorëzua sot së bashku me avokatin Gentian Serjani.

“Kjo kërkesë nuk behet për Elton Debreshin, as per zgjedhjet e kësaj radhe, por për të mbrojtur në të ardhmen demokracinë shqiptare nga monopoli antikushtetues i tre partive të mëdha” nënvizon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat