Basha: Do të bëjmë realitet statusin e gazetarit. Rimbursim për ata që kanë kaluar Covid-19 në shtëpi

Shqipëria

Basha: Do të bëjmë realitet statusin e gazetarit. Rimbursim për ata që kanë kaluar Covid-19 në shtëpi

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:50
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka bërë më të rinjtë në Vil Bashtovë të Kavajës, tha se pas 25 prillit nëse vjen në qeveri do të bëjë të mundur statusin e gazetarit, në mënyrë që të shmanget cencura dhe ushtrimi I presionit ndaj tyre.

Në fjalën e tij ndër të tjera ai shtoi se ekipi i shëndetësisë pranë PD, është duke hartuar një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi, si dhe të bëjë të mundur ardhjen e barnave të certifikuara dhe cilësore.

“Ekipi ynë iu shëndetësisë po harton një plan për rimbursimin e personave që kanë kaluar COVID-in në shtëpi. Këto familje nuk do i lëmë në baltë, sepse i la 8 vite Edi Rama. Mos harroni kurrë, dy muajt e karantinës që na dilte nga mëngjesi në darkë, prapë se prapë, ndihma që dha për Shqipërinë e goditur nga pandemia dhe ekonominë që pandemia e gjunjëzoi, ishte shumë më pak se ajo që dha Maqedonia.

Më 25 prill, duke votuar numrin 9, pushteti do i kthehet qytetarëve. Rimbushim sipas diagnozës bën të mundur që të moshuarit të kenë barna cilësore dhe të kurohen me standard normale, e çliruar familjet shqiptare nga ankthi dhe borxhi i madh. Duhet të na vini në ndihmë që të bëjmë ndryshimin.

Partia Demokratike lindi si rezultat i fjalës së lirë, ne kemi një borxh të madh për të hartuar zërin e lirë. Ne kemi nisur punën dhe do të bëjmë të mundur statusin e gazuarit, ky satsus do i japë fund censurës për gazetarit. Do të mundësojmë përmes një kulture të re, asnjë nuk mund të dhunojë verbalisht gazetarët dhe gazetaret, ose përndryshe do të përballet me sanksione të rënda. Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror, i cili paguhet me taksat tuaja. Jo më kot gazetarët quhen pushteti i katërt dhe nga qeveria e kryeministri ardhshëm prisni dhe meritoni trajtimet që kanë gazetarët evropianë”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat