A janë deputetët më të paguar, ata që janë më produktivë? Ekspertët: Dukshëm JO!

Shqipëria

A janë deputetët më të paguar, ata që janë më produktivë? Ekspertët: Dukshëm JO!

Më: 14 prill 2021 Në ora: 00:54
Kuvendi i Shqipërisë

Një raport i publikuar gjatë 2019-ës, gjeti se pagesat e përfituara nuk kanë aspak lidhje me efikasitetin.

Konkretisht, deputeti me më shumë të ardhura financiare nga funksioni i tij parlamentar për 2019-ën rezultoi deputeti i Vlorës , Edmond Leka me rreth 29 milionë lekë në 12 muaj.

Pas tij renditen deputetët Edlira Bode , Fadil Nasufi dhe Xhevit Bushaj me nga 28 milionë lekë për një vit. Luan Harusha, Ilir Pendavinji kanë përfituar 27 milionë lekë, të ndjekur nga Elena Xhina , Vilma Bello, Senida Mesi figurojnë si deputetët me më shumë të ardhura gjatë vitit 2019 për shkak të aktivitetit si deputetë.

A ka përputhshmëri midis deputetëve me më shumë të ardhura financiare dhe atyre me nivel më të lartë efektiviteti në aktivitetin parlamentar?
Dukshëm jo. Për shembull, Instituti i Studimeve Politike, raporton se deputeti me më shumë të ardhura financiare nga aktiviteti parlamentar, në të dhënat e sesionit shtator-dhjetor 2019 rezulton se nuk ka pasur asnjë diskutim në 13 seancat plenare të Kuvendit.

Po ashtu, pjesa më e madhe e 30 deputetëve më të paguar në parlament nuk bëjnë pjesë në 30 deputetët më efektivë në parlament sesionin e kaluar apo këtë sesion parlamentar dhe as në deputetët më të spikatur në nismat parlamentare, në debatet në komisione apo në debatet në seancat plenare.
Ndonëse renditet në vendin e parë për përfitimet, ai renditet në vendin e 77 sa i përket efektivitetit.

Vetëm tre deputetë, konkretisht Antoneta Dhima e Sadi Vorpsi të PS, dhe deputeti pa grup parlamentar Klajdi Qama kanë një përpthshëmri të pagesës së marrë me aktivitetin parlamentar. Deputetët me diferencën më të madhe midis “përfitimit financiar” dhe nivelit të “efikasitetit” janë dominues deputetët e zgjedhur me mandat të plotë në legjislaturë, kryesisht të PS dhe partive të tyre aleate.

Në listën e 20 emrave me diferencën më të madhe kryesojnë dy ish-deputetët e PDIU Elena Xhina dhe Dritan Bici ndjekur nga deputetët e PS, Fatmir Velaj ,Gjetan Gjetani, Edmond Leka, Arben Kamani, Robert Bitri, Roland Xhelilaj, Tatiana Piro, Paulin Stërkaj, apo Ilir Pendavinji. Nga deputetët e rinj në 20 vendet e para të diferencës negative është vetëm Ediola Braha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat