Mashtronte duke shitur disa herë të njëjtin apartament, gjykata jep vendimin për biznesmenen në Tiranë

Shqipëria

Mashtronte duke shitur disa herë të njëjtin apartament, gjykata jep vendimin për biznesmenen në Tiranë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:27
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ditën e sotme ka dhënë vendimin për ndërtuesen dhe bisnezmenen Vjollca Hoxholli duke e dënuar me 6 vite burg me akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Gjithashtu për mashtrim është dënuar edhe Dorjan Hata.

Ndërkohë ajo akuzohet se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Më herët, pokuroria e Tiranës kishte kërkuar 6 vite burg për Vjollca Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018.

Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat