U kap në Mal të Zi, kush është “El Chapo” shiptar, pastronte paratë në Shqipëri nën hundën e SPAK

Shqipëria

U kap në Mal të Zi, kush është “El Chapo” shiptar, pastronte paratë në Shqipëri nën hundën e SPAK

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:13
Anton Gjinaj, 55 vjeç

Anton Gjinaj, 55 vjeç, i shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge është vënë në pranga sot në Malin e Zi.

Mediat shkruajnë se Gjinaj u kap teksa kalonte Rozajen. Në momentin që Gjini i është kërkuar dokumenti i identifikimit për t’i bërë kontrollin, ai ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë, Pashkë Rrapi.

Shenja e gishtave kanë treguar se Gjinaj në faskt ishte dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafik droge në Spanjë. Interpol Madrid kishte ngritur alarmin e kuq për të dhe tani pritet që Gjinaj të kthehet në Spanjë për të vuajtur dënimin.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës,”- shprehet në një deklaratë policia e Malit të Zi.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Për shkak të ‘karrierës’ së tij me aktivitetin në trafikun e drogës, Gjini ishte pagëzuar edhe me nofkën “El Chapo shqiptar”.

Mësohet se Gjini, i dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafik droge në Spanjë rezulton të jetë pronari i kompanisë ‘Alesio-2014’, e cila është active në fushën e ndërtimit, ka në zotërim palestra, lokale dhe jo vetëm.

Të dhënat

Me emrin Anton Gjini, sipas Pamfleti, trafikanti i kamufluar si biznesmen ka arritur që të pastrojë paratë në Tiranë, nën hundën e SPAK, madje duke përfituar edhe tendera në mënyrë të dyshimtë, ku oferta fituese është gati sa fondi limit. Përmes kompanisë ‘Alesio-2014’, Anton Gjini ka nisur të marrë tendera nga kryebashkiakët Artur Bushi, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako. Edhe pse ligji për prokurimin publik parashikon qartë përjashtimin nga tenderat dhe kontratat publike të personazheve që janë dënuar për veprimtari në fushën e narkotikëve, Gjini, vetëm nga Veliaj ka marrë dy tendera me vlerë rreth 7 miliardë lekë.

Dhe për rrjedhojë, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, ka mbyllur sytë para faktit që personi me dy identitete ka marrë edhe tendera dhe ka arritur të pastrojë paratë poshtë hundës së SPAK.

Rrap Pashku është arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë, akte dhune ndaj zyrtarëve publikë dhe shfrytëzim dhe njihet si një prej ish-bosëve të krimit në Milano. Sot, Gjini u vu në pranga dhe pritet që të ekstradohet drejt Spanjës ku dhe duhet të vuajë dënimin e marrë për trafik të lëndëve narkotike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat