Beqaj: PS do të qëndrojë te 74 mandate, opozita nuk ka vizion për të qeverisur vendin

Shqipëria

Beqaj: PS do të qëndrojë te 74 mandate, opozita nuk ka vizion për të qeverisur vendin

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:58
Ilir Beqaj

Në një intervistë për Ora News, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për PS-së, Ilir Beqaj u shpreh se mazhoranca do të qëndrojë edhe këto zgjedhje te 74 mandate.

Sipas Beqajt, qeveria ka bërë një punë shumë të mirë në raport me pandeminë dhe rindërtimin, dhe theksoi se PS nuk ka nevojë për asnjë aleancë me parti të tjera.

Beqaj: Ata që janë në opozitë janë të interesuar që të shkaktojnë konflikte, ne si mazhorancë nuk kemi interes. Nga ajo që ndodh në territor dhe nga zgjedhjet e fundit unë mendoj se do të qëndrojmë te 74 mandate. Sigurisht që pushteti konsumon, sidomos dy ngjarjet e fundit që kanë qenë me një impakt shumë të fortë. Por këto zgjedhje nuk po votohet një parti, por mes dy alternativave për vazhdimin e reformave dhe në përmirësimin e shërbimeve publike. Është shumë e rëndësishme që të evidentohet ajo që ne kemi bërë për të mbështetur ekonominë rurale. Kjo gjë ka ndodhur edhe në kohë pandemie ku ka pasur rritje, falë veprimeve të qeverisë.

Fale qeverisë kanë mbijetuar shumë industri dhe biznese. Sigurisht që duhet të kishim qenë më aktiv në mbështetjen e rinisë më start up-e. Ne jemi të bindur se nuk kemi nevojë për asnjë aleancë për të pasur një mazhorancë mbi 71. Pastaj çfarë do të ndodhë në kuvend 4 vitet e ardhshme ajo i ngelet dinamikës së zhvillimeve në kuvend për ligje me mbi 3/5. Ndërsa për Tom Doshin qëndrimi është i qartë ai që është shprehur nga kryetari i partisë dhe kreu i grupit parlamentar.

Beqaj shtoi se në këto zgjedhje në kushte pandemie ajo që ka munguar për mua është vizioni i opozitës për të qeverisur vendit.

Beqaj: Këto zgjedhje janë të ndikuara nga situata e pandemisë edhe në raport me gjendjen sociale të shoqërisë. Vaksinimi është një ndër arritjet më të rëndësishme të qeverisë. Ajo që ka munguar për mua është vizioni i opozitës për të qeverisur vendin. Ai premton shumë gjëra që tashmë qeveria jonë i ka bërë këto gjëra. Në jetën demokratike do të duhet të pranosh të gjithë ligjësitë, por këtë herë nuk do të ndodhë sepse do të kemi një mazhorancë të konsilodiuar të PS-së. Ne kemi aftësinë që tu dalim përpara problemeve që kanë ndodhur. Në raport me rindërtimin ne kemi bërë ato që pak vende kanë bërë, duke rindërtuar shkolla dhe banesa në një vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat