Ambasadorja Kim nga Fieri: SHBA nuk mbështet asnjë parti

Shqipëria

Ambasadorja Kim nga Fieri: SHBA nuk mbështet asnjë parti

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:21
Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në një deklaratë për mediat nga Fieri u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin asnjë kandidat apo parti të caktuar por vetëm të drejtën e popullit për të shprehur vullnetin përmes votës.

Teksa tha se SHBA paralajmëron se është kundër kujtdo që kërkon të mohojë këtë të drejtë, duke shitur dhe blerë votën, ambasadorja Kim iu kujtoi votuesve shqiptarë se ditën e zgjedhjeve kanë fuqinë, por edhe përgjegjësinë.

Ambasadorja e SHBA u shpreh se ndihej e frymëzuar nga takimi më të rinj në Fier që votojnë për herë të parë të cilët sipas saj janë të mirinformuar për mënyrën se si do të votojnë dhe çfarë duan, çka sipas saj tregon se demokracia shqiptare është në rrugën e duhur.

“Ndihem e frymëzuar teksa sot në Fier u takova me votues për herë të parë. Dhe më bëri përshtypje sa të informuar ishin për të drejtat e tyre. Nuk folëm për cilin do të votonin, sepse kjo është një çështje personale, por patëm një diskutim shumë të mirë për çfarë duan, dhe nga kjo ndihem besimplotë se demokracia shqiptare është në drejtim e duhur dhe shpresoj që të rinj të tillë të mund të ndihmojnë Shqipërinë që të praktikojë të drejtën e tyre për të votuar dhe ta vendosin Shqipërinë në drejtimin e duhur”, tha ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat