Kreu i KQZ: Qytetarët të votojnë me vullnet të lirë dhe të pandikuar

Shqipëria

Kreu i KQZ: Qytetarët të votojnë me vullnet të lirë dhe të pandikuar

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:41
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u është bashkuar apelit kundër shitblerjes së votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Celibashi shprehet se është kundër praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve.

Më tej kreu i KQZ, shprehet se qytetarët duhet të marrin pjesë në zgjedhje, dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të pandikuar.

Postimi i plotë: 

I bashkohem apelit të Ipeshkvijnjve të Kishës katolike tё Shqipërisë dhe @DomGjergji

kundër shitblerjes së votës dhe praktikave negative që cënojnë shprehjen e vullnetit të lirë të qytetarëve. Qytetarë! Merrni pjesë, shprehni vullnetin TUAJ të lirë dhe të pandikuar. VOTONI!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat