Blushi i përgjigjet Ramës: Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun

Shqipëria

Blushi i përgjigjet Ramës: Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:42
Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Skrapari ku i bëri thirrje Presidentit se ka ardhur koha që të mos përzihet më në punët e vendit dhe se Skrapari do ta ndihmojë të shkojë në shtëpi u është përgjigjur zëdhënësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi.

Në një postim në facebook, Blushi thotë se Meta është krenar që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit, i cili gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.

Blushi:Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë.

Sipas Blushit, fatkeqësia e Ramës është që mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat