PD, Garo: Rama nuk ka bërë asgjë për turizmin, Shqipëria pas vendeve të rajonit

Shqipëria

PD, Garo: Rama nuk ka bërë asgjë për turizmin, Shqipëria pas vendeve të rajonit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:50
Floriana Garo

Partia Demokratike deklaron se kryeministri Edi Rama nuk ka hedhur asnjë hap për turizmin në 8 vite dhe nuk ka bërë asgjë për të kuptuar potencialin e turizmin.

Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo tha sot se Shqipëria ka mbetur pas vendeve të rajonit, ndërsa nga ana tjetër PD ka plane të detajuara, duke bërë thirrje për të votuar numrin 9.

“Shqipëria është një perlë e mrekullueshme e Evropës.

Panoramat dhe plazhet tona duhet të prisnin miliona turistë çdo vit, por Rama nuk ka hedhur asnjë hap në këtë fushë në 8 vite…
Ai nuk ka bërë asgjë për të kuptuar potencialin e turizmit.
Fqinjët tanë, Kroacia, Sllovenia, Montenegro, Bullgaria dhe Greqia po e bëjnë të lulëzojë industrinë e turizmit. Ndërkohë, Shqipëria jonë e bukur ka mbetur prapa.
Rama nuk ka bërë asgjë për të krijuar një infrastrukturë të mirë për turizmin- nuk ka as aeroporte, as rrugë dhe as hotele ose mundësi akomodimi.
Ndërkohë që ne, me Partinë Demokratike kemi ndërtuar plane te detajuara ne favor të infrastrukturës që do ta kthejë Shqipërinë në një qendër tërheqëse për turistët anë e mbanë botës.
Më 25 Prill, votoni 9 – për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Ndryshim dhe kthejeni turizmin në një krenari kombëtare!”, deklaroi Garo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat