“Po i premton karrige Bashës"/ Rama telefonon ish-ministren: Po çmendet Ilir Meta...

Shqipëria

“Po i premton karrige Bashës"/ Rama telefonon ish-ministren: Po çmendet Ilir Meta...

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, teksa udhëtonte nga Skrapari drejt Beratit, ka shfrytëzuar kohën në makinë dhe ka bërë një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të PS-së në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla.

Gjatë bisedës me të, Rama është ndalur në disa pika më rëndësi, që nga ftesa e bashkëpunimit me Bashën deri tek lajmi që ai kishte bërë botox.

Pjesë nga biseda:

Rama: Alo Lindita si je?

Nikolla: Mirë si jeni ju kryeministër?

Rama: Mirë, mirë ja nuk ka shumë valë rrugës. Si duken punët aty?

Nikolla: Jam në një takim në një fshat të Mirditës, Kulm. Njerëzit arrijnë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe Lulzim Bashën që shet qiqra çdo ditë e më shumë. Kam parë dhe një fakt tjetër, që më bën përshtypje, gratë janë të motivuara dhe kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj. Ndërsa burrat janë më reflektues dhe mendojnë se është një lojë e radhës. Një burrë tha dje; "oj Linditë, ca janë këto duke premtuar. Rama i premton karrige Bashës, do me e rrejt". Ndërsa e shoqja i tha; "mos or burrë, ai do të bëjë Shqipërinë, do me i kthye faqe Shqipërisë, për ta bërë më te jetueshme dhe më të mirë për ne".

Rama: Burrave iu shkon mendja direkt tek pazari dhe tek ndarja e karrigeve. Por gratë janë ato që vuajnë më shumë këtë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shtëpi, në tv, me kalamajtë. Ti shih ça ndodh me kalamajtë, nga 7-8 vjeç bëhen sikur janë dhe ata të ndarë. Ndërkohë që kjo nuk ka lidhje me komentet

Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme. Lavdi Zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për të kuptuar gjërat, pasi janë pesha e rëndësishme në familje

Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë çdo ditë. Po atë lajmin rreth botoksit tim e pe? Të pëlqeu?

Nikolla: Po tani çdo dëgjojmë, do na nxjerrin edhe me 6 gishta. Do thonë kanë nga 6. Tani më është kthyer buzëqeshja, dhe ndoshta fytyra më shkëlqen dhe thonë; më është bërë botoks.

Rama: Ja pra këta të botoxit, bëjnë botox sondazhe të Lulit, dhe merrem me histori. Jo e komentojnë; jo diversion, jo provokim. Tani çmendet dhe Ilir Meta dhe mendon se mos i shpëton Luli nga zinxhirët. Se e kanë lidhur Lulin të dy me Saliun e janë në hall. Nëse bëhet ky debat, kjo është për të shpëtuar përtej sherrit, s’ka lidhje me karrige e nevoja. Se PS do të fitojë dhe s’do të jetë nevojtare për sensin e votave. Kjo është ambicia ime, që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit. Unë do jem kryeministër i Shqipërisë për të gjithë. Duhet të ndryshojmë edhe ne atë qasjen, retorikën, këto situata. Kemi rënë pre dhe ne shpesh e kurtheve, retorikeve të tyre, tmerr i madh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat