Mbështetësi i PD-së pret në dyqan Bledi Çuçin dhe shtrëngojnë duart: Taksa zero për biznesin e vogël

Shqipëria

Mbështetësi i PD-së pret në dyqan Bledi Çuçin dhe shtrëngojnë duart: Taksa zero për biznesin e vogël

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka zhvilluar takime me disa nga bizneset e vogla në lagjen “18 Shtatori”.

Çuçi ka risjellë në vëmendje të tyre lehtësinë e madhe që ka nisur prej janarit të këtij viti e do të vazhdojë deri në vitin 2029; taksë zero, tatim fitimi dhe TVSH zero.

“Kjo është një lehtësi unikale në rajon, që s’e ka bërë asnjë vend tjetër. Mbështetje maksimale për ju, besim dhe shpresë se pandeminë po e lemë pas dhe bashkë do të ringrihemi edhe më të fortë se më parë”, thotë Çuçi.

Në fotot e publikuara prej tij në Facebook, bie në sy edhe një moment tjetër, vizita në një dyqan ku administratori ishte mbështetës i Partisë Demokratike.

Kjo kuptohet prej byzylikut që ai mbante në dorë.

Në fund ka edhe një shtrëngim duarsh mes Çuçit dhe mbështetësit të Partisë Demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat