Basti i Murataj për Elbasanin: Bindja Demokratike po lufton për mandatin e tretë, tentativa për blerje vote nga të gjitha palët

Shqipëria

Basti i Murataj për Elbasanin: Bindja Demokratike po lufton për mandatin e tretë, tentativa për blerje vote nga të gjitha palët

Më: 17 prill 2021 Në ora: 06:39
Erjon Murataj

Basti i Bindjes Demokratike në këto zgjedhje është marrja e një mandati të tretë deputeti në Elbasan.

Kreu i listës së kandidatë në këtë qark i kësaj force politike, Erjon Murataj, thotë për Ora News se lajmi i këtij 25 prilli do të jetë Bindja Demokratike dhe disa forca të reja politike.

Murataj: Ne si Bindje Demokratike po luftojmë për një mandat të tretë në Elbasan. Kty është një bast io hapur, erdhën zgjdhjet. Ne dhe disa forca të reja politike do të jemi lajm i këtyre zgjedhjeve. Shqipëria ka nevojë për rrotacion elite.

Murataj denoncoi shantazhimin e qytetarëve nga mazharonca në pushtet, ndërsa sa i takon blerjes së votës tha se ka tentativa nga të gjitha palët duke treguar edhe sa ka vajtur çmimi i saj.

Murataj: Në Elbasan ditët e fundit ka filluar mekanizmi  i shantazhimit dhe blerjes së votës. Shtazhimi vjen nga pushteti ndërsa blerja e votës vihet re në të gjitha kampet si nga pushteti dhe opozita. Është një shqetësim jo i ri por kësaj radhe do të jetë i dështuar.Kemi evidenca. Nga zona e Shpatit kërcënohen hapur njerëz dhe mbështetës tanë, në Gramsh kërcënohet kandidati dhe mbështetësit e tij, në Prrenjas ka një luftë frontale kush blen vota më shumë nga kandidatët e LSI, PD, PS. Denoncimi është publik ku një nga kandidatët e opozitës thoitë po do të kesh një mik në Universitet duhet të votosh kandidatin, nga ana tjetër të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës ushtrojnë presion me legalizimet, ndihmën sociale e me radhë. Por kësaj radhe nuk pi ujë më. Blerja e votës varion nga 100 në 150 euro, LSI ka shkuar në 300 euro. Kësaj radhe nuk pi ujë se trinomi i vjetër i establishmentit e ka vërtettuar se në momentin që të ofron para në këmbim të vullnetit tënd ta merr mbrapsh 30 fish duke të shitur legalizimin, një të drejtë që u takon. Situata e fushatës në Elbasan paraqitet e qetë në kuadrin e të bërit fushatë.

Ndërsa Elbasani konsiderohet si një nga qytetet problematike sa i takon krimit të organizuar, Murataj ka një tjetër version.

Murataj: Nuk pranoj që të më quajnë djali i një qyteti të kriminalizuar. Që ka elementë kriminalë si në çdo qytet tjetër është e padiskutueshme. Që politika komandon krimin në Elbasan jam i bindur, politika e përdor krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat