Ky është kandidati për deputet i LSI i përfshirë në sherrin në Sauk, i plagosur me thikë dhe vëllai i tij

Shqipëria

Ky është kandidati për deputet i LSI i përfshirë në sherrin në Sauk, i plagosur me thikë dhe vëllai i tij

Më: 18 prill 2021 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga sherri pranë zyrave të LSI në Sauk të Tiranës.

Në konflikt është përfshirë edhe kandidati për deputet në listën e LSI, Klodian Doko, i renditur i 32-ti.

Ndërkohë, nga sherri me thika ka mbetur i plagosur vëllai i kandidatit për deputet, Roland Doko, si dhe shtetasi Oltjan Doko.

Plagosja ka ndodhur në orët e mesnatës. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat